Ronela zbulon tatuazhet me emra të prindërve, emocionon me fjalët

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka vendosur që ndjekësve të saj t’ua tregoj dy tatuazhe që ka në trup.

Ronela i ka bërv tatuazh emrat e dy prindërve të saj dhe pranë postimit ku edhe i tregon në Instagram, i ka emocionuar të gjithë me fjalët.

“Busho, mamo! Asnjeri ne kete jete nuk i zgjedh prinderit,ndaj sot dua ti them Faleminderit Zotit qe me fali dy prinder te mrekullueshem, autoritare,te mencur e me nje dashuri e devotshmeri te pakrahasuar ndaj meje! Jashte cdo gjeje qe shesim,japim ,te vetmit qe me njohin dhe jetoj cdo dite duke shpresuar qe gjithe investimi juaj te shperblehet sadopak ! Mesova shume e dola goxha femije i mire me thene te drejten (modestia ne agravim 😂) po skish ku te shkonte me aq shume sa jeni lodhur duke me mesuar ! Ti duam prinderit sa i kemi,sepse sot qe babai im nuk eshte ne jete,jam gati per gjithcka vetem ti degjoj batutat e tij per 5 minuta! Ju kam ne shpirt !”, u shpreh ndër të tjera Ronela.

Edhe ajo si edhe çdokush tjetër po qëndron në shtëpi, në mënyrë të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19.