Ronaldo arriti në bazën e Juventusit, sot do ta mbajë stërvitjen e parë

Sulmuesi i Juventusit, Kristiano Ronaldo sot do të
stërvitet me ekipin. Sipas gazetarit Romeo Agresti, portugezi tashmë ka
mbërritur në bazën e Juventusit.
Më 5 maj, portugezi u kthye në Torino. Pas kësaj, ai u karantinua për 14 ditë.
Më parë, vazhdimi i Serie A ishte planifikuar për më 13 qershor, por në Itali
ndalimi i ngjarjeve sportive u zgjat deri më 14 qershor.
Ndoshta kampionati do të vazhdojë më 20 qershor.