Roberti pret me padurim ditën kur do të lëviz i lirë në Prishtinë

Robert Berisha tash e sa ditë po qëndron i mbyllur në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, pasi kishte arritur nga një udhëtim jashtë vendit.

Roberti dhe të tjerët qytetarë që po qëndrojnë të mbyllur këto ditë, presin me padurim ditën kur largohet pandemia, për të lëvizur të lirë si më parë.

Këngëtari ka postuar një video nga konvikti, në të cilën shihet qyteti i qetë, kurse shkruan “Pusho edhe do dit se kena me t lodhë kismet”.

Roberti fillimisht kishte shprehur pakënaqësinë për kushtet në konvikt, kurse më pastaj deklaroi se deri të përfundojë afati i caktuar do të qëndrojë i mbyllur në karantinë, për të mos i rrezikuar të tjerët.