Robert Berisha kishte muajin dhjetor dhe fillimin e janarit mjaft të ngjeshur, fillimisht kishte performuar në ‘Festivalin e këngës’ dhe më vonë ishte i ngarkuar me koncerte të fundvitit.
Këngëtari tani ka gjetur pak kohë për pushim, ai ka udhëtuar në Bullgari, për tu relaksuar për disa ditë, së bashku me të është edhe vajza e tij Rene.
Roberti para pak orëve në llogarinë e tij në Instagram ndau një foto të bijës, e cila duket shumë e lumtur për kohën që po kalon së bashku me babin e saj.