Modelja Jess Kadiu e ka konfirmuar së fundmi se ishte në lidhje dashurie me Robert Berishën mirëpo nuk ishte ajo që e prishi martesën me Norën.
Mirëpo duket se dyshja nuk janë ndarë dhe e gjithë kjo bazuar në disa postime në Instastory. Të dy janë në Nju Jork dhe kanë publikuar imazhe nga atje.
Nuk dihet saktësisht nëse Roberti po e vazhdon lidhjen me modelen zeshkane mirëpo ajo ka lënë të kuptohet se e ka shumë përzemër, bazuar gjithmonë në atë që e ka shkruar në postimin javë më parë ku edhe njoftoi për lidhjen.