Rita Ora gjatë kësaj kohe, edhe pse e mbyllur jo me dëshirë, po shijon qëndrimin pranë familjes.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një fotografi, të realizuar gjatë pushimeve në Xhamajka, kohë më parë.
E veshur me bikini të kuqe, Rita kishte vënë në pah format, teksa qëndronte e ulur në një restaurant.
“Oh ajo koha kur isha në Jamaica, mezi pres të mund të udhëtoj sërish”, ka shkruar Rita, teksa i kujton me mall ato ditë.
Për ndryshe, Rita Ora nesër (e premte) do ta publikojë videoklipin e këngës “How to be lonely”.