Rita Ora takohet me artistin e njohur shqiptar, ka fjalë të mëdha për të

Rita Ora ka thënë fjalë të mëdha për artistin e njohur shqiptar.

Këngëtarja shqiptare me famë në botë, Rita Ora së fundmi është takuar me DJ-në e njohur poashtu shqiptar, DJ Regard i cili ka arritur suksese të mëdha në fushën e muzikës, shkruan lajmi.net.

Ishte Rita ajo e cila e ka publikuar një foto së bashku me Regardin dhe pranë postimit i ka shkruar disa fjalë të mëdha për të.

“Faleminderit që erdhe të më shohësh. Pra, e lumtur për ty @djregardofficial për gjithë suksesin tënd. Vazhdo me fitore dhe të shkëlqesh”, ka shkruar ajo.