Rita Ora nuk vetizolohet, fotografohet duke u shëtitur rrugëve të Londrës

Duke qenë se për shkak të koronavirusit, njerëzit po vetizolohen nëpër shtëpitë e tyre në mënyrë që mos ta rrezikojnë veten dhe të tjerët, njësoj nuk po ndodh edhe me këngëtaren shqiptare, Rita Ora.

Ajo është parë teksa shëtitet rrugëve të Londrës .

Kjo shëtitje e Ritës në kryeqytetin anglez vjen pak kohë pasi ajo thuhet se është ndarë nga ish-i dashuri i saj, Raffert Law pas tri muajsh takime me njëri-tjetrin.

Rita po shoqërohet nga regjisori i cili u kujdes për klipin e saj më të ri.