Rita Ora i bashkohet kauzës për ruajtjen e klimës dhe ekosistemit

Modelja e njohur Cara Delevigne ka nisur një iniciativë që ka të bëjë me ruajtjen e klimës dhe ekosistemit.

“EcoResolution” titullohet iniciativa e modeles, të cilën e mbështesin edhe Kim Kardashian, Rita Ora, Priyanka Chopra dhe Jaden Smith.

Qëllimi i iniciativës është vetëdijësimi lidhur me rëndësinë e klimës dhe ekosistemit dhe nxjerrja në pah e çështjeve  lidhur me krizën e klimës.

Në kampanjën e re thuhet të famshmit tregojnë se çfarë duhet bërë për ndryshime pozitive.

Rita Ora thotë se do të “shmangë përdorimin e plastikës”.

Ndërsa, nismëtarja e kësaj iniciative tha se “kriza klimatike dhe ekologjike është kërcënimi më i madh me të cilin jemi përballur ndonjëherë, e ardhmja e jetës në planetin tonë është në rrezik”.