Rita Ora flet për frikën nga kanceri i gjirit, tregon se shpeshherë ka sulme paniku

Në një intervistë, këngëtarja ka treguar se  në bazë të analizave nuk e ka gjenin e nënës së saj që mund ta trashëgojë atë, megjithatë ajo tha se kontrollohet vazhdimisht, transmeton lajminet.

“Unë i shoh këto gjëra duke thënë kontrolloni veten për gunga, por nëna ime nuk kishte asnjë gungë, ajo kishte një dhimbje të fortë dhe për këtë shkoi dhe u kontrollua”, tha 30 vjeçarja.

“Unë kam bërë testin BRCA (testin e trashëgueshëm të kancerit të gjirit) dhe testin e gjenit dhe për fat të mirë, nuk e kam gjenin”, vazhdoj Rita. “Por unë ende e kontrolloj veten rregullisht. Gjenetikisht, nuk kishte ndonjë para nënës time në familje që u diagnostikua me të”, përfundoj ajo.

Vera Ora ishte diagnostifikuar me kancer në moshën 39 vjeçare dhe duke parë gjendjen e nënës së saj sipas mediave të huaja thuhet se Rita i kaloj të njëzetat duke u frikësuar se mund ta marr sëmundjen. Po ashtu, si pasojë e kësaj Rita ka treguar se shpeshherë ka sulme paniku.

Ndryshe, artisja e njohur së fundi doli në publik pas problemit që kishte shkaktuar në ditëlindjen e saj duke grumbulluar miqtë për ta festuar por nuk kishte marrë asnjë masë preventivë nga koronavirusi./Lajminet/