Gazetar: Liridon Spahiu
Qëllimi i vetëm i mbi 70 ushtarëve që ishin në këtë shtëpi, ishte çlirimi i vendit dhe që një ditë ata bashkë me familjet e tyre të gëzonin lirinë.
Shtëpia, e tillë ka mbetur që nga atëherë, si vend i cili i përket historisë dhe luftës së UÇK-së.
Por 20 vjet pas luftës Shemsi Jashari, bashkë me disa nga shokët e tij të brigadës vendosën ta rinovojnë atë./GazetaExpress/