Rina sjell pamje nga prapaskenat e klipit të ri, duket e ‘nxehtë’ në këtë paraqitje

Rina Balaj ditë më parë publikoi në versionin audio këngën “Sari” në disa platforma muzikore.

Por, ajo nuk është ndalur me kaq, ajo ka finalizuar videoklipin e kësaj kënge, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.

Në rrjete sociale, Rina postoi disa imazhe të shkëputura pikërisht nga videoklipi i këngës “Sari”, ku vjen shumë atraktive.

Ajo kishte veshur një palë pantallona të bardhë, kapele të verdhë, ndërsa në xhupin e hapur tregoi belin e sheshtë.

“SA PREJ JUVE JENI TE PRIT SARI VIDEO 🤯🤯🤯”, ka shkruar reperja sipër atyre fotografive, duke pranuar komente të shumta nga ndjekësit.

Për ndryshe, Rina Balaj tash e sa muaj ka konfirmuar lidhjen me reperin Sin Boy, me të cilin ka realizuar edhe disa projekte muzikore.