Rina dhe Sin boy paralajmërojnë “Gigi 2″

Kënga ‘Gigi’ të cilën reperët Rina Balaj dhe Sin Boy e publikuan në vitin 2018 ka rezultuar si shumë e suksesshme.

Tani kur po bëhen dy vite nga publikimi i asaj kënge, çifti kanë menduar ta sjellin edhe një version tjetër.

Rina Balaj dhe Sin Boy kanë menduar publikimin e këngës ‘Gigi 2’ dhe ishte pikërisht Rina ajo e cila i ka pyetur ndjekësit në Instagram nëse janë gati.

Nuk dihen detaje të tjera e fansat mezi po presin se çfarë do të sjellin e çfarë ndryshimi do t’i bëjnë këngës ‘Gigi 1’ duke e shndërruar atë në ‘Gigi 2’.