Qindra furgonë që kryenin transportin publik ndërkomunal dhe që nuk kanë funksionuar që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, nga dita e sotme mund të kthehen sërish në punë.
Transportimi ndërkomunal i banorëve, duhet të zhvillohet me kujdes dhe protokoll të veçantë, duke mos lejuar kështu, transportin e tyre pa maska mbrojtëse, dhe duke mos lejuar mbipopullimin e furgonëve apo autobusëve që kryejnë transport mes komunave. Kjo u bë e ditur nga autoritete lokale të Komunës së Tetovës edhe përkundër asaj që Komisioni për shëndetësi nuk ka dhënë leje për zhvillimin e transportit, megjithatë kjo ndalesë që u soll me gjendjen e jashtëzakonshme sipas autoriteteve komunale, përfundon me vetë përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme.