Rikthehen koncertet në Maqedoninë e Veriut

Produksioni Avalon ka njoftuar sot se kanë arritur marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë që të rikthehen koncertet në Maqedoninë e Veriut, por me respektim të masave për mbrojtje shëndetësore.

“Ja dolëm që të merremi vesh me Ministrinë e Shëndetësisë që koncertet të kthehen në Maqedoni nën kushte më shumë se sa të dinjitetshme që publiku të mund t’i shijojë, e megjithatë me protokoll, mbrojtje me maska dhe kapacitete të reduktuara, për mbajtje të sigurt të koncertit” njoftojnë nga produksioni Avalon./TV21