Rihapet Xhamia e Madhe në Gjenevë

Para se të shkohet në Xhaminë e Madhe në Gjenevë, duhet rezervuar përmes internetit, por të hënën nuk u rezervuan të gjitha vendet

Myslimanët nga Gjeneva mund të luten përsëri në Xhaminë e Madhe, por ata duhet të përballen me kufizime të rrepta. Të hënën, gjatë rihapjes së saj kishin rezervuar dhjetëra persona, shkruajnë mediat zvicerane.

“Jemi shumë të lumtur. Xhamia është hapur sërish”, tha zëdhënësi i Fondacionit Kulturor Islamik të Gjenevës, Mohamed Levrak, për Keystone-ATS. “Njerëzit janë të kënaqur por situata pasqyron ndjenjën më të gjerë në shoqëri” sipas së cilës Covid ende nuk ka përfunduar. Në këtë komunitet vërehet një lloj dyshimi. Sidomos pasi që disa shoqata ndërkombëtare myslimane kanë transmetuar mbylljen e xhamive që ishin rihapur shumë herët.

Në Gjenevë, rezervimet përmes internetit, të detyrueshme para se të shkohet në xhami, nuk janë realizuar të gjitha. Ndër 250 vendet e mundshme në xhaminë në Petit-Saconnex (GE), në krahasim me dhjetë herë më shumë se sa zakonisht, kësaj radhe kishin ardhur vetëm dhjetëra persona për dy lutjet e përditshme. Gjatë periudhës jashtë virusit, zakonisht këtu tubohen të paktën 100 persona, thotë Levrak, transmeton Shtegu.com.

Besimtarët nuk mund ta improvizojnë ardhjen e tyre. Përveç rezervimit, të gjithë duhet të sjellin sexhaden dhe maskën mbrojtëse për t`u lutur. Pasi të kontrollohet temperatura, një qese plastike për këpucë dhe një xhele hidroalkoolike u jepet të gjithëve, të shoqëruar në vendin e tyre. Abdeset nuk mund të kryhen në xhami.

Për t`u lutur Brenda, është e nevojshme distanca fizike që është thelbësore, në një dhomë ku ata bashkoheshin shumë afër si zakonisht. Dhe në vend të njëqind personave në një radhë, tani çdo rresht është i kufizuar në tetë persona.

Gjithashtu nuk ka ndodnjë arsye të qëndrimit më të gjatë në xhami. Njerëzit duhet ta nderojnë namazin e detyrueshëm dhe të largohen, duke shmangur çdo riorganizim.
Të hënën, rreth njëzet anëtarë të stafit dhe vullnetarë ishin aktivë. Nga e enjtja, mund të realizohen të pesë lutjet në xhami.