Rezervat Federale të SHBA-ve sigurojnë 2.3 trilionë dollarë përballë pandemisë

Në mesin e krizës së koronavirusit të ri (COVID-19), Rezervat Federalet të SHBA-ve dje njoftuan se kanë ndërmarrë veprime shtesë për të siguruar deri në 2.3 trilionë dollarë kredi për të mbështetur ekonominë.

Rezervat Federale kanë për qëllim të ndihmojnë familjet dhe punëdhënësit dhe të forcojnë aftësinë e shtetit për të ofruar shërbime kritike gjatë krizës së koronavirusit.

“Shumë prej programeve që i ndërmarrim për të mbështetur fluksin e kredisë, mbështeten në fuqitë e huazimit emergjent që janë në dispozicion vetëm në rrethana shumë të pazakonta dhe vetëm me pëlqimin e Sekretarit të Thesarit (Steven Mnuchin)”, tha Jerome Powell, kryetar i Rezervave Federale.

Ai shtoi se Rezervat Federale do të vazhdojë t’i përdorë këto fuqi “me forcë, në mënyrë aktive dhe agresive” derisa të jetë e sigurt se SHBA është plotësisht në rrugën e rimëkëmbjes.

Duke i bërë të ditur limitet e bankës, ai tha se në situatën aktuale shumë huamarrës do të përfitojnë nga këto programe, si dhe ekonomia e përgjithshme.

“Por gjithashtu do të ketë njësi të llojeve të ndryshme që kanë nevojë për mbështetje të drejtpërdrejtë fiskale sesa një kredi për të cilën ata do të luftonin për të shlyer”, theksoi ai.

Këto masa emergjente janë të rezervuara për rrethana me të vërtetë të rralla dhe kur ekonomia është në rrugën e kthimit të rimëkëmbjes, Rezervat Federale do t’i heqë këto mjete emergjente, shtoi ai.

Sipas Departamentit të Punës, numri i amerikanëve që kërkojnë përfitime nga papunësia në tre javët e fundit arriti në 15 milionë.