Revolta në burgje, Italia përforcon masat e sigurisë

Pas protestave të 9 marsit në burgje, autoritetet italiane janë detyruar të transferojnë 70 të burgosur.

Rreth 200 forca të policisë morën pjesë në operacionin e transferimit të 70 të burgosurve nga burgu i Melfit, në Potenza, të gjithë nga seksioni i “sigurisë së lartë”.

Më 9 mars, në këtë burg u zhvillua një revoltë, ku u morën peng 9 persona, mes të cilëve roje sigurie dhe personel mjekësor.

Revolta nisi ndaj masave të marra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në burgje.