Reparti për vesh, hundë dhe fyt në spitalin e Kumanovës është bërë qendra e re Kovid 3

Reparti për vesh, hundë dhe fyt është qendra e re Kovid 3 në spitalin e Kumanovës, kumtuan sot zyrtarët nga institucioni shëndetësor. Spitali i Kumanovës e riadaptoi repartin dhe mori njëzet shtretër shtesë që do të jenë të dedikuara për kovid pacientët. Në të njëjtën kohë është përshtatur edhe reparti i patologjisë dhe do të bëhet një spital ditor për pozitivët në koronavirus.

“Reparti i syve është një pjesë e pastër, mund të shtohet një shtrat tjetër, shpresoj të mos ketë nevojë. Dje kishte tre hospitalizime, 17 shtretër janë të lirë. Ne e riadaptuam repartin, me forcat tona, gjithçka që kishim si burime, potencial njerëzor, nga inventari”, deklaroi drejtoresha e spitalit të përgjithshëm, Snezhana Zaharieva.

Në spitalin e Kumanovës, pacientët me Kovid trajtohen në repartin infektiv, por edhe në repartin e neurologjisë, i cili në fillim të këtij muaji ishte përshtatur si qendër Kovid 2. Në përgjithësi, spitali i Kumanovës tani është në dispozicion me adaptimin e dy reparteve dhe ka 70 shtretër të lirë, të disponueshëm për kovid pacientët.

“Shpresojmë që edhe spitali i montuar Kovid, spitali modular që është sipas programit dhe planit të Ministrisë së Shëndetësisë që do të vendoset në vendin e ish-repartit fizikal, do të jenë kushte edhe më të mira dhe do të ketë edhe 40 shtretër shtesë”, deklaroi Zaharieva.

Sa i përket mjekëve, thotë se në spitalin ditor janë të punësuar infektologë dhe mjekë që punojnë në sëmundjet infektive. Ata e përshkruajnë terapinë, pacientët janë nën mbikëqyrjen e tyre, në Kovid 2 punojnë mjekë të përgjithshëm nga qendra e urgjencës, nën mbikëqyrjen e internistëve që janë atje për 12 orë. Në Kovid-3 do të punojnë specialistë nga degë të ndryshme dhe do të punojnë nën mbikëqyrjen e neurologëve.

“Duhej t’i përfshinim të gjithë, si në nivelin shtetëror, ashtu edhe ne. Gjithmonë do të jenë në dispozicion kolegët infektologë për konsultime me terapinë, për trajtimin. Ata i ekzaminojnë 100 pacientë në ditë”, tha Zaharieva.

Sa i përket vullnetarizmit në spital, tashmë në spital shtatë aplikantë që nga nesër do të ndihmojnë ekskluzivisht si staf teknik mbështetës, të ndihmojnë gjatë vendosjes së bombolave, sepse spitali nuk ka furnizim qendror me oksigjen, kështu që këta vullnetarë do të ndihmojnë në këtë pjesë./MIA