Remzie Osmani bëhet gjyshe, publikohet foto e parë e çiftit me foshnjën

Këngëtarja e njohur shqiptare, Remzie Osmani, është bërë gjyshe.

Lajmin e gëzueshëm e ka ndarë me ndjekësit, Gëzimja, nusja e djalit të saj Hamzës.

Çifti u bënë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Emma.

“Nuk paska asgjë më të bekuar. Faleminderit o Zot. Emma Hamzaj”, ka shkruar pranë postimit Gëzimja ndërsa nga Remzie Osmani ende nuk ka pasur njonjë reagim në rrjete sociale.