Rektori i UT-së uron ministrin Filipçe për transplantimin e parë të zemrës (Foto)

Rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti ka uruar ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe për transplantimin e parë të kryer të zemrës në Maqedoni. Ameti e vlerëson këtë si një arritje të jashtëzakonshme shëndetësore, posaçërisht që është realizuar në kohë pandemie.