“Reket” vazhdon më 25 dhe 26 maj

Seancat për rastin “Reket”, të përcaktuara për
19 dhe 20 maj, shtyhen për më 25 dhe 26 maj, kumtoi sot Gjykata
Themelore Penale në Shkup.
“Për shkak të interesit të mediave dhe vëzhguesve nga organizatat
joqeveritare dhe ndërkombëtare që e ndjekin gjykimin me KOK. nr.
116/19, në opinion të njohur si ‘Reket’, informojmë opinionin se me
kërkesë të prokurorit publik, vazhdimi i seancës kryesore të përcaktuar më
19 dhe 20 maj të vitit 2020, shtyhet”, njoftojnë nga Gjykata Themelore
Penale në Shkup
Në seancën e rradhës për “Reket”, është paraparë që fjalë përfundimtare
të japin Prokuroria dhe mbrojtja.