Ministri në detyrë i Integrimit Evropian i Kosovës, Blerim Reka, sot zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë Gent Cakaj.
Të dy njoftohet se kanë shprehur kënaqësinë e ndërsjellë, për nënshkrimin ndonëse në distancë të “Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës Së Shqipërisë dhe Ministrisë së Integrimit Evropian të Republikës së Kosovës për Mbështetjen e Ndërsjellë në Kuadër të Përgatitjes për Hapjen dhe Zhvillimin e Negociatave të Pranimit”, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.
“Ministrat Reka dhe Cakaj, konstatuan rëndësinë e kësaj marrëveshje për bashkëpunimin bilateral në përgatitjen ndër-institucionale për procesin integrues në Bashkimin Evropian. Ministri Reka, i uroi homologut të tij z.Cakaj për rekomandimin e Komisionit Evropian, për hapjen e negociatave anëtarësuese në Bashkimin Evropian të Republikës së Shqipërisë, ndërkaq që ty së bashku ndajnë shpresën që Kosova, të gëzojë liberalizimin e vizave, dhe së shpejti, të fillojë përgatitjet për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”.
Në bisedën telefonike, ata kanë vlerësuar si shumë të rëndësishme edhe anën praktike të kësaj marrëveshje, përmes së cilës zyrtarët dhe ekspertët nga të dy anët e kufirit, do të punojnë së bashku, duke këmbyer dijen dhe përvojat, brenda mekanizmave dhe strukturave insitucionale, që do të krijohen në përputhje me këtë kornizë bashkëpunimi.
“Në veçanti, duke u përqëndruar në krijimin e strukturave negociuese për negociatat anëtarësuese, të grupeve të ekspertëve sipas kapitujve negociues dhe për procesin e vlerësimit të screeningut. Në funksion të jetësimit të kësaj marrëveshje, do të formohet Komiteti i Përbashkët, i cili do të mblidhet dy herë në vit për të shqyrtuar planet e veprimit 6 mujore”.
“Në përmbledhje, ishte pajtim i përbashkët se bashkimi i kapaciteteve administrative ndër-shtetërore, përmes bashkimit të kapaciteteve profesionale, redukimit të kohës dhe kursim buxhetesh, përveç avancimit të resursve institucionale përgatitore për fazat e ardhshme integruese, do t’a shpejtojë edhe përkthimin e filluar në gjuhën shqipe të drejtës së BE (acquis) për të dyja vendet”.