Regjistrohen 6 raste të reja me COVID-19 në Mal të Zi

Në Mal të Zi janë regjistruar edhe 6 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).

Nga Instituti për shëndet publik në Mal të Zi thonë se të gjithë të prekurit nga koronavirusi janë nga Podgorica.

“Janë analizuar mostrat e 85 personave nga të cilët gjashtë dolën pozitiv. Të gjithë të infektuarit janë nga Podgorica”, njoftuan nga Instituti.

Në Mal të Zi deri tani 223 persona janë infektuar me koronavirus.