Regjistrohen 399 kundërvajtje për mosmbajtjen e maskës

Në territorin e Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të kaluara (01/02.09.2020) janë regjistruar 399 kundërvajtje për mos mbajtjen e maskës.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme u bëjnë apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim mbrojtje nga virusi korona.