Regjistrohen 353 raste të reja me virus

FILE PHOTO: Medical personnel stand next to ambulances with COVID-19 patients as they wait in the queue at a hospital for people infected with coronavirus disease in Kyiv, Ukraine March 30, 2021. REUTERS/Gleb Garanich/File Photo

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.162 teste të kryera janë regjistruar 353 raste të reja me virusin korona, përcjell TV21. 174 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 450 pacientë të shëruar.

Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 10 viktima, ndërkaq në raportin e sotëm janë regjistruar edhe 4 viktima, që kanë ndërruar jetë brenda periudhës 19.11-07.12.2021.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 219.843 raste, prej të cilëve 206.661 janë shëruar, kurse 7.754 kanë ndërruar jetë. Aktualisht vendi numëron 5.428 raste aktive me Covid-19.