Regjistrimi i popullsisë, LSDM-ja kundër kërkesave të VMRO-së

Kërkesa e VMRO DPMNE për të blerë 10 mijë terminale të gjurmëve të gishtërinjve është e papranueshme dhe e pazbatueshme për pushtetin. Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska akuzoi partinë opozitare se jep propozime, me qëllimin e vetëm që mos të realizohet regjistrimi.

Kur një parti, disa muaj para regjistrimit që e presim me vite, propozon për të blerë mijëra pajisje që jo vetëm kushtojnë para, por gjithashtu duhet periudhë e gjatë kohore, kjo përsëri tregon se partia opozitare nuk dëshiron regjistrim. Dhe kjo është e njëjta parti që njëherë filloi regjistrim, vetë theu rregullat e regjistrimit, shpenzoi 4 ose 7 milion euro, nuk jam e sigurt, e pastaj tha, nuk vlen kjo. Ky vend nuk mund të planifikojë më asgjë dhe duket si shtet jo serioz, nëse e shtyn regjistrimin edhe një herë”-tha Radmilla Sheqerinska, ministre e Mbrojtjes.

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se qëndrojnë në kërkesat për regjistrim me terminale për gjurma gishtërinjësh, sepse përndryshe nuk do ta mbështesin dhe as nuk do ta njohin atë.

Me terminalet e gjurmëve të gishtave, do të kryhet inspektim i vërtetë për të gjithë qytetarët rezidentë dhe kështu do të bëhet dallim ndërmjet qytetarëve që kanë shtetësi, nga banorët aktualë. Dhe nën 2, shpalosja e metodologjisë sipas së cilës është planifikuar regjistrimi, dhe mundësimi i publikut më të gjerë të interesuar dhe profesional për të kontribuar në përmirësim. Këto dy gjëra pushteti duhet t’i pranojë, nëse qëllimi i tij është të kryejë regjistrim dhe jo marrëveshje politike që do të përdoret vetëm për një palë zgjedhje.”-pohoi Bojan Stojanoski – deputet i VMRO-DPMNE-së.

Pushteti tërhoqi propozim-ligjin për regjistrim nga procedura parlamentare dhe në seancë qeveritare vendosi t’i kthejë përsëri në Parlament por me flamur Evropian. Me këtë do të shkurtoheshin afatet dhe do të parandalohej bllokimi i mundshëm i ligjit. Dispozitat parashikojnë regjistrimin e: shtetasve të Maqedonisë së Veriut që kanë vendbanim në vend, pavarësisht nëse janë në vend apo jashtë vendit në kohën e regjistrimit; shtetas të huaj që banojnë këtu me leje qëndrimi; dhe, personat pa shtetësi që do të jenë të pranishëm në vend në momentin e regjistrimit.

ALSAT