Reagon profesori: Në Hagë të shkojë Hashimi, t’i lajë borxhet për të gjithë

Profesor Binak Maxharraj, ka reaguar pas arrestimeve të Gjykatës Speciale.

Maxharraj përmes një postimi në Facebook, thotë se Specialja ia ka filluar arrestimeve nga bishti dhe jo nga koka.

Sipas tij, në Hagë duhet të shkoj Thaçi dhe t’i lanë borxhet për të gjithë, pasi që vet e ka votuar Specialen.

Postimi i plotë:

E TMERSHME:

NE HAGË DUHET ME SHKU VETEM HASHIM THAÇI ME I LA BORXHET PËR TË GJITHË TË TJERET E AKUTZUAR SE VETË E KA LYPË.

Gjykata Speciale i ka nisë arrestimet e te akuzuarve. Por, ia ka nis me arrestuar nga bishti e jo nga koka.

Është mirë qe në këtë Gjykatë te shkojë vetëm Hashim Thaçi e askush tjetër, e ky le ti lanë borxhet edhe për të tjerët, sepse vetë e lejoj vetë e formoi këtë gjykatë.

Bile bajke presion te deputetet qe te votohet kjo gjykatë duke menduar se nuk do te shkon vetë atje.

Për këtë gadi se ia pa dhënë edhe gjysen e Kosovës ne dialog me shkaun dhe kriminelin Vuçiq por ai nuk i vari, kurse tashti pas akuzimit bile edhe po bënë hajgare me te.

E more Hashim kurrë nuk mblodhe mend po a i besohet shkaut i cili është ne gjendje me te pre në çdo rast qe ti jipet.