Reagon Mizrahi: Tabelën nuk e ndërrova unë, e gjeta aty!

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Rashella Mizrahu, në një deklaratë të shkurtë për media, reagoi ndaj konferencës për shtyp të ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, i cili kërkoi shkarkimin e saj, sepse e ka hequr tabelën të Ministrisë me çka ka shkaktuar reagim nga Greqia.

“Unë nuk e injoroj realitetin, por nuk do të lejoj krijimin e një realiteti tjetër. E drejta demokratike, por është obligim moral i çdo qytetari që kur të shoh padrejtësi, të reagoj ndaj të njejtës. Tabela është trashëguar dhe nuk egziston tabelë e re dhe e vjetër. Egziston vetëm një tabelë në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Në nderkoh duhet të i falenderohemi zëvendes kryeministres për çështje ekonomike, që nuk e ka ndryshuar tabelën dhe me këtë thellësisht në vete e pranon se kjo është Republika e Maqedonisë dhe ky është populli maqedonas”, deklaroi Mizrahi. /SHENJA/