Reagon Aleanca Dibër: Komuna është shëndrruar në shtab partiak!?

E Turpshme dhe Diskriminuese

I bëjmë thirje kryetarit z.Hekuran Dukës të distancohet nga gjeste të tilla përçarëse, të paktën në kohë si kjo kur qytetarët duhet të jenë të bashkuar në luftën kundra Covid-19.

Komuna e Dibrës nuk ka parti, komuna është e Dibranëve dhe kryetari i saj është kryetar i qytetarëve Dibran pa dallim përkatësise partiake, etnike, fetare dhe racore, duhet të jetë figurë unifikuese dhe në shërbim të qytetarëve.
Komuna e Dibrës nuk është pronë e asnjë subjekti politik, pamvarësisht se ju u është dukur gjithmonë si shtab, megjithatë ndoshta është edhe lëshim nga naiviteti dhe pakujdesia e personave përgjegjës për faqen e Komunës Dibër