Brad Pitt u takua me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Aniston në “SAG Awards”, ku edhe ajo kishte marrë një trofe për rolin në “The Morning Show”, shkruan DailyMail.
Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara të enjten në mbrëmje, kur reporterët e pyetën Brad, 56 vjeç, nëse ai po planifikonte të merrte Jen, 50 vjeç, në “Oscars” muajin tjetër, ai qeshi me dashuri si një nxënës i shkollës.
“Jo, nuk kam ndonjë takim”, tha ai me kënaqësi ndërsa u largua nga reporteri.
Thashethemet për Brad dhe Jennifer u përhapën gjatë fundjavës pasi dyshja u fotografuan bashkë në prapaskenat e “SAG Awards” në Los Angeles, Kaliforni.
Ata buzëqeshin ngrohtësisht me njëri-tjetrin dheshihen në foto duke kapur duart, gjë që shkaktoi komente të shumta në rrjete sociale.