Reagimet e politikanëve pas përfundimit të zgjedhjeve

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Pas përfundimit të procesit zgjedhor krerët e partive politike u shprehën të kënaqur me rezultatet e arritura. Kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen e tij para mediave u shpreh i bindur se më 31 tetor do të kenë më shumë komuna, pasi siç tha do ta ketë edhe mbështetjen e kolicionit. Ai madje shtoi se nuk frikësohet nëse do të formohet shumicë e re parlamentare.

Sinkron: Zoran Zaev, kryeministër

“Jam i bindur më 31 tetor me numër të përgjithshëm të kryetarëve të komunave, me këshilltarët, ne jemi në koalicion dhe do të kemi më tepër komuna. Nëse ka mundur dikush të ta formojë qeveri, bujrum le ta formojnë, por kjo nuk mund të ndodhë, ka mundur edhe tani të bëhet, por unë them se shumica parlamentare mund të rritet. Koha është para nesh. Sinjalet e para se në cilat duhet të shkojë shteti është me 31 tetor, ne do të presim dhe do ta themi qëndrimin tonë”

Nga ana tjetër kreu i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski, mbrëmë tha se ky është hapi i parë dretjë fitores edhe përkundër të gjitha presioneve, ndërsa garantoi se nuk do ta dëshpërojë popullin.

Hristijan Mickoski, kryetar i partisë VMRO-DPMNE

“Me ne ishte populli. A është kjo fitorja finale, jo, ky është hapi i parë drejt saj. Ky është hapi i parë drjet asaj që e duam një vend me të ardhme të sigurt. Mjaft ishin ndarje, mjaft ishte krimi dhe korrupsioni. Faleminderit populli i Maqedonisë, kjo është fitore e jotja”

Ndërkaq, Ali Ahmeti, kryetar i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, tha se procesi zgjedhor që u demostrua ishte kulturë demokratike, dhe shtoi se ky është suksesi i radhës për ata.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

“Zgjedhjet janë pasqyra e një shteti me ç’ka ky proces ka kaluar si është më së miri, me çka i përgëzoj të gjithë pjesmarrësit dhe të gjithë garuesit në këtë garë dhe në veçanti sonte dua të përshëndes, të përgëzoj të gjithë antarët e Bashkimit Demokratik për Integrim për fitoren e radhës”

Ziadin Sela, kryetar i Aleancëa për Shqiptarët, deklaroi se në Maqedoninë e Veriut demokracia përfshinë klientalizmin, shantazhin si dhe mosrespektimin e asnjë ligji, ndërsa shtoi se ata do të angazhohen për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Ziadin Sela, kryetar i partisë Aleanca për Shqiptarët

“Ne jemi të fokusuar prej në këtë moment për raundin e dytë në balotazhin e dytë që do ta kemi në përballje dhe besoj që ne do t’ia dalim bashkërisht me qytetarët që numri i komunave që udhëhiqen nga opozita shqiptare të jetë akoma më i madh”

Zeqirija Ibrahimi, kryetar i shtabit për komunën e Çairit nga Alternativa,para mediumeve mbrëmë tha se procesi zgjedhor në komunën e Çairit ka qenë shumë I vështirë, pasi kanë qenë të detyruar me dhjetëra herë të kërkojnë ndihmën e policisë, përshkak të parregullsive që kanë ndodhur. Ibrahimi shtoi se presin që në raundin e dytë të kenë kthesë në rezultatin zgjedhor.

Zeqirija Ibrahimi, kryetar I shtabit në komunën e Çairit nga partia e Alternativës

“Është dashur me dhjetëra herë të mos themi me qindra herë të paraqitemi në polici dhe të kërkojmë asistencë përshkak të presionit të madh të votuesve nëpër vendvotime edhe nëpër shkolla. Kjo është një praktikë që është instaluar nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe ata gjithnjë e më tepër besojnë se përmes muskujve arrin që ti fitojnë votat. Kjo është çështje që duhet ta vlerësojnë qytetarët ne vetëm e japim vlerësimin tonë”

Dje qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë votuar për kryetar dhe këshilltar të komunave. Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë pasur 1.824.864 persona, ndërsa për herë të parë është future paisja për identifikimin biometri të votuesve në procedurën e votimit, ku gjatë gjithë ditës se djeshme shumica e vendovotimieve kanë hasur vështirësi në mosfunksionimin e tyre.