Rast i pazakonshëm në Kumanovë, sulmohen fizikisht disa policë!

Policia e Kumanovës ka arrestuar 37 vjeçarin me iniciale M.M. nga Kumanova, për shkak se fizikisht ka sulmuar disa policë. Rasti ka ndodhur të dielën, kurse policët janë sulmuar deri sa kanë kryer detyrën zyrtare në shtëpinë e të pandehurit. Sipas MPB-së, policia ka shkuar në shtëpinë në rrugën “30 Korriku” me ftesë të vetë 37 vjeçarit, pas ankesës që ka bërë ai kundër nënës së vetë, transmeton Gazeta Lajm. Ai është arrestuar në stacion policor dhe MPB paralajmëron padi adekuate pas ndriçimit të rastit.