Raporti i KE-së: Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur në sferën e energjisë dhe politikës energjetike

Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur në sferën e energjisë, është arritur përparim i madh, veçanërisht përmes miratimit të legjislacionit për zbatimin e pakos së tretë energjetike. Në vitin e ardhshëm, duhet ta përfundojë ndarjen e operatorit të sistemit për shpërndarje të gazit, ta rrisë personelin teknik dhe inxhinierik të Sektorit për Energjetikë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Agjencisë për Energjetikë, si dhe ta miratojë dhe zbatojë ligjin për efikasitet energjetik.

Këto janë rekomandimet kryesore të Komisionit Evropian në raportin për përparimin e vendit në kapitullin e 15-të Energji dhe Politikë Energjetike.

“Ligji për energjetikë është harmonizuar tërësisht me Direktivat e BE-së për energjetikë dhe burime  ripërtrirëse, pas miratimit të disa akteve nënligjore për zbatimin e rregullave për energji ripërtrirëse. Tarifat e ofruara mbeten në fuqi, ndërsa premitë janë vendosur në kuadër të skemës për mbështetje të centraleve diellore. Në vitin 2019 u mbajtën ankandet e para për 62 megavatë central diellor. Ndërtimi i hidrocentraleve të vogla nuk është sistematik ose transparent. Dispozitat për qëndrueshmëri të biokarburanteve ende nuk janë harmonizuar me legjislacionin e BE-së, ndërsa investimet në hidrocentrale duhet të harmonizohen me legjislacionin e BE-së për mjedisin jetësor”, qëndron në raportin e KE-së në pjesën e Energjisë.

Plani nacional aksional i ndryshuar, shtohet, ka për qëllim që ta përmbushë qëllimin e rishikuar të detyrueshëm deri në vitin 2020 23 për qind e energjisë të vjen nga burime ripërtritëse të energjisë, ndërsa 24 për qind deri në vitin 2025. Në vitin 2018 u konstatua, vetëm 18,12 për qind e energjisë ishte prodhuar nga burime ripërtrirëse të energjisë.

“Në tregun e brendshëm të energjisë, është arritur përparim i mirë në harmonizimin e mëtutjeshëm të vendit me pakon e tretë energjetike të BE-së për gaz dhe energji elektrike. Tregjet e energjisë elektrike dhe gazit janë të hapur për konkurrencë dhe vendi është në rrugë të drejtë që ta sjellë legjislacionin adekuat. Operatori i sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike e përfundoi ndarjen e pronësisë dhe është i autorizuar. Operatori i sistemit për shpërndarje të gazit nuk është ndarë, siç e kërkon pakoja e tretë energjetike, për shkak të kontekstit të vazhdueshëm për pronësisë e gazsjellësit për shpërndarje të gazit, së duhet të zgjidhet së shpejti. Komisioni Rregullator për Energjetikë punon, por pavarësia e tij është penguar nga përzierja politike”, thuhet në raportin e KE-së.

Përkujtohet se po vijon ndërtimi i linjës së re interkonektive prej 400 kilovatëve për shpërndarje të energjisë elektrike me Shqipërinë dhe se po ndërmerren masa për sigurimin e mjeteve për ndërtim të interkoneksioneve të gazit me Greqinë dhe Serbinë, ndërsa po vijon edhe përgatitja e studimit të fizibilitetit për linjën e interkonjekisonit me Kosovën. Operatori i sistemit për shpërndarje të energjisë elektrike, theksohet, merr pjesë në zyrën rajonale për ankande në Evropën Juglindore, ndërsa jemi në pritje të vendosjes së tregut ditore të energjisë elektrike me Bullgarinë.

“Komisioni rregullator i energjetikës i miratoi rregullat e reja të tregut. Në tetor të vitit 2019, Qeveria miratoi një dekret për funksionimin e operatorit në tregun e organizuar dhe e caktoi MEMO-n si operator të organizuar në tregun e energjisë elektrike. Mekanizmi i ri i balancimit është plotësisht i orientuar drejt tregut. Tregu me pakicë u liberalizua më 1 korrik të vitit 2019. Furnizimin universal dhe furnizimin në rast të fundit kryhet nga furnizuesi i zgjedhur përmes procedurave konkurruese, konstaton KE-ja.

Aksesi i palës së tretë në gazin natyror është në përputhje me legjislacionin e BE-së, por transparenca duhet të përmirësohet. Në vijim është duke u punuar për ndërtimin e gazpërçuesit për bartje të gazit midis Negotinës dhe Manastirit dhe nga Shkupi deri në Gostivar me një degë në Tetovë.

“Është miratuar strategjia kombëtare e energjisë deri në vitin 2040, e cila i pasqyron prioritetet e politikës së BE-së për energjetikën dhe politikën e klimës dhe qëllimet për vitin 2030, si dhe strategjinë e integruar të energjisë dhe klimës, konstatuan në raport.

REK Manastir

Rekomandojnë që urgjentisht të zgjidhet furnizimi, përkatësisht qasja në qymyr për REK Manastir, duke përfshirë edhe investimin në burime të reja.

“Hyrja në fuqi e Ligjit për rezervat e detyrueshme të naftës është shtyrë përsëri, kësaj herë deri në vitin 2021. Rezervat e naftës korrespondojnë me 74 ditë të konsumit mesatar ditor, por metoda për llogaritjen e tyre është e papërshtatshme. Është anuluar gjithashtu edhe miratimi i legjislacionit dhe planeve të zbatimit që janë në përputhje me Direktivën e rezervave të naftës. Industria e naftës po kompensohet për mbajtjen e rezervave emergjente të naftës”, qëndron në Raportin e Progresit të KE-së për Energjinë dhe politikën energjetike.