Rama uron Fitër Bajramin: Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë me ju

Kryeministri Edi Rama uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

“Gëzuar Fitër Bajramin, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë me ju”, tha Rama në urimin e tij për gjithë besimtarët myslimanë në këtë festë të shenjtë për ta.

Myslimanët në të gjithë botën festojnë Fitër Bajramin, që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë së cilit besimtarët agjëruan 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit. Namazi i Bajramit është obligim i domosdoshëm për çdo mysliman. Muhamedi i ka kushtuar rëndësi të veçantë duke i urdhëruar myslimanët që të falin këtë namaz.