Rama tërheq padinë për shpifje ndaj Haradinajt: Pazari i territoreve, mitologji

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka tërhequr padinë për shpifje ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Pasi takoi të gjithë aktorët politik në Prishtinë, përveç Ramush Haradinajt, kryeministri Shqiptar Edi Rama në një konferencë për mediat nga Aeroportit të Prishtinës tregoi arsyen politike dhe morale të vizitës së tij dy ditore në Kosovë. Rama sqaroi se i kishte takuar takim Haradinajt, ky i fundit nuk kishte pranuar, por Rama tha se ai mbetet një figurë kryesore në Kosovë,

“Meqë erdhëm tek përplasjet e mia mendoj se shpifja është një nga të këqijat e mëdha që politika shqiptare në Shqipëri e në Kosovë i ka bërë brezit të ri duke i ngulitur krejt të kundërtën e asaj që prindërit tanë janë përpjekur të mësojnë dhe duke legalizuar si instrument politik e mediatik një nga aktet më të ulëta që mund të bëjë njeriu, që është shpifja. Shpifja është bërë kaq normale.

E gjithë bota është nën agresionin e shpifjes dhe besoj se njerëzit habiten cne një pabi për shpifje, kjo padi që kam bërë për Ramushin ka bërë shumë zhurmë se është e pazakontë por janë 22 të tilla me figura politike kryesisht që i kam në proces. Nuk i kam bërë për t’i bërë publike, por dua që të kem mundësinë që djalit tim të vogël ti lë një tufë fletësh të ndihmojë të shpjegojë si mund të intepretojë lajmet e pafundme që mund të ndeshë kur të hyjë në google dhe të shkruaj Edi Rama, im atë dhe do të lexojë për një mostër, dhe mund të mos e ketë mundësinë për të më pyetur vetë, sepse jeta nuk I dihet.

Kjo është arsyeja pse kam 22 gjyqe dhe do të bëj dhe disa të tjera. I zgjedh me kujdes jo të gjitha. Në rastin konkret çfarë duhet të bëja? Shpifja në fjalë nuk është nga ato të zakonshmet. Ashtu si nuk është të zakonshmet fare mitologjia e pazarit të territoreve. Për këtë ndytësi jam i bindur se historia do të dëshmojë sesi një hapësirë debati u transformua në një arenë ku disa shqiptarë u përpoqen të vrasin disa shqiptarë, jo fizikisht por moralisht.

Ramushit i kam kërkuar takim si të gjithë të tjerëve për të shkuar për ta vizituar në selinë e tij apo në shtëpinë e tij ku ta dëshironte.

Dhe si paditës që shkon tek i padituri besoj që nuk ishte ai që ulej duke më hapur derën, për më tepër që do të doja të diskutoja dhe me të për këtë cështje që është shumë më e madhe se Ramushi, e se ne me emrat e përvecëm, pasi implikimet e kësaj historie mund të jenë marramendëse për Kosovën, dhe e kam njoftuar se nuk do të bëj komunikime me mediat të vazhdueshme tek cdo derë, do të bëj një konferencë shtypi në fund, dhe do ta tërheq padinë, jo se është e vogël për mua por është më e madhe ajo që sot duhet të bashkojë të gjithë.”- tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë deklaroi se Kosova është në një moment kritik dhe sa i takon akuzave të Hagës per Thaçin e Veselin tha se do të kenë pasoja për Kosovën.