Rama në Stamboll: Pa ndihmën e shteteve të huaja koha e shërimit të plagëve do jetë shumë e gjatë

 

Kryeministri Edi Rama nga konferenca ndërkombëtare e nivelit të lartë për investimet publike e private në Turqi, tha se të dhënat pas tërmetit në Shqipëri janë tronditëse.

Kreu i qeverisë u shpreh se pa ndihmën e shteteve të huaja koha për shërimin e plagëve në Shqipërinë e shkatërruar nga tërmeti do jetë shumë e gjatë.

Edi Rama: “Të dhënat tona paraprake janë tronditëse dhe shumica e ndërtesave të shkatërruara janë banesa të ndërtuara me ndërtime të dobëta nga periudha komuniste apo periudha kur nuk ka pasur kontrolle e përgjegjësi për këto punime.

Secila mban dhjetëra familje. Edhe pse nuk kemi shifra zyrtare, ne besojmë se dëmi i shkaktuar shkon përtej asaj  njerëzisht e përballueshme nga ne.

Pa kontribute nga jashtë koha që do të na duhet për të shëruar plagët tona do të jetë shumë e gjatë për durimin që njerëzit që mund të kenë dhe për frymën e shpresës në të ardhmen e vendit. Ndërkohë që ju kërkoj ndihmë më lini ti bëj thirrje ndjenjës suaj të dashurisë dhe mirësisë, fjalë që kanë 50 sinonime në Kuranin e shenjtë, fjalë askund që nuk përshkruhen kaq bukur dhe të gjithanshme sa në librin e shenjtë. E më shumë se kaq Kurani ka një përkufizim unik për bujarinë, një akt sinqeriteti ndaj krijuesit çfarëdo që shpenzoni nga ajo që është e mirë është për prindërit të afërmit, jetimët dhe ata në nevojë.

Do ju kërkuara që falje që ndërhyra në konferencën tuaj me një çështje kaq të rëndë  e shqetësuese për një vend që shumica prej jush nuk e njohin dhe duke ndarë me ju të njëjtën bindje të atit themelues të këtij shteti të madh Kemal Ataturk, i cili besonte se njerëzimi është një trup i vetëm dhe çdo komb është gjymtyrë e këtij trupi.”