Rama: 176 mijë familje përfitojnë nga paketa, një pjesë kthehet në punë brenda Majit

Sipas kreut të qeverisë, 100 mijë prej tyre janë të punësuar në bizneset e vogla, që sipas kryeministrit janë goditur në xhiro gjatë javëve të kufizimit të lëvizjeve.

66 mijë punonjës prej përfituesve janë ata që kanë punuar në bizneset e mëdha, ndërsa 10 mijë të tjerë janë të punësuar në sektorin e turizmit.

Kjo shumë do të derdhet në llogaritë e tyre nga data 20 Prill. Kryeministri paralajmëron që me ritmet se situatës shëndetësore të koronavirusit, parashikohet që një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve të kthehen në vendet e punës brenda Majit.

“Me konsolodimin e ecurisë së derisotme të luftës, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve do të mund të rikthehen në punë brenda Majit”, shkrua Rama./tvklan.al