Radhë të veturave e flamuj të UÇK-së, kështu po votohet në Drenicë

Sipas disa pamjeve të publikuara në rrjete sociale, shihet se shumë drenicas kanë dalë me veturat e tyre për të shkuar bashkë në qendrat e votimit, shkruan lajmi.net.

Madje ata me vete kanë edhe flamuj të UÇK-së.

Drenica historikisht ka qenë bastion i Partisë Demokratike të Kosovës pasi që udhëheqësi historik i saj, Hashim Thaçi, vije nga Skenderaj. /Lajmi.net/