Radev: Nuk mund të bëhen kompromise për historinë dhe gjuhën

Duhet të gjejmë zgjidhje politike, por nuk mundet të bëhen kompromise për historinë dhe gjuhën, ose me kërkesa të pakicave kombëtare, tha sot presidenti bullgar Rumen Radev pasi u pyet për mosmarrëveshjen Shkup-Sofje.

“Anëtarët e Komisionit Maqedono-Bullgar janë profesionistë, ata do ta kërkojnë dhe do ta mbrojnë, sikur deri tani, të vërtetën historike dhe interesin nacional bullgar. Mesazhi im për ta është se politikanët nuk mund të heqin dorë nga ky proces i rëndësishëm për Bullgarinë, Maqedoninë dhe BE-në. Është koha për të gjetur një zgjidhje politike që do të konfirmojë të gjitha parimet e respektimit të historisë dhe fqinjësisë së mirë dhe të respektimit të identitetit dhe gjuhës sonë”, tha Radev.

Sipas tij, kjo është kryesisht përgjegjësia e vendit – kandidati për anëtarësimin në BE, raporton BGNES.

“Gjithmonë ka vend për kompromise, por ato nuk mund të bëhen me historinë, identitetin dhe gjuhën, ose me ndonjë kërkesë të pakica kombëtare”, theksoi Radev.