Qyteti italian ka probleme me numrin e kufomave nga Koronavirusi

Dhjetëra automjete ushtarake janë parë duke bartur viktimat e koronavirusit në Itali – me morgjet që janë mbushur plotë dhe nuk zënë më kufoma.

Kamionët ushtarakë janë fotografuar në rrugët e qytetit të Bergamos, në rajonin e Lombardisë, ku edhe ndodhi shpërthimi më i madh i virusit, shkruan Dailystar, përkthen Periskopi.

Qyteti ka regjistruar të paktën 93 vdekje shkaku i koronavirusit pasi rastet u rritën në masë alarmante.

Rreth 70 arkivole ishin vendosur në 30 kamionë dhe do të transportohen në krematoriume në dhjetëra lokacione anë e mbanë Italisë.

Jean Pierre Ramponi, drejtor mjekësor në spitalin Chiari në Brescia tha “Ne e kemi përgatitur veten psikologjikisht duke parë imazhet në Kinë, por ishte e pamendueshme të imagjinohej një dërrmim i tillë.”

“Tash nga 450 shtretër, 220 janë të zënë nga njerëzit e sëmurë me Covid-19.”

“Situata te ne është dramatike, sepse nuk dimë ku t’i çojmë pacientët, spitalet po bëjnë gjithçka, por përtej një numri të caktuar ato nuk mund të ndihmojnë.”

Kryetari i Bergamos, Giorgio Gori, tha se numri i vërtetë i të vdekurve mund të ishte më i lartë pasi që shumë njerëz me simptoma të Covid-19shit kishin vdekur para se të testoheshin. /Periskopi