Qyteti i Shkupit dhe “Higjiena Komunale” me aksion për dezinfektimin e rrugëve në Qendrën Klinike

Ekipet e N.P “Higjiena Komunale”, kanë filluar aksion të madhë gjatë ditës, me ç’rast kanë pastruar dhe dezinfektuar rrugët brenda Qendrës Klinike, “Nënë Tereza” në Shkup.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se pastrimi dhe dezinfektimi i rrugëve brenda Qendrës Klinike është vetëm njëra nga masat e shumta që kanë marrë Qyteti dhe Ndërmarjet Publike me qëllim parandalimin e shpërndarjes së virusit Covid 19.

“Aksioni i sotëm po kryhet në vazhdën e zhvillimeve të fundit në lidhje me përhapjen e virusit Covid-19 me qëllim ngritjen e higjenës dhe pastërtisë së Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, në nivelin më të lartë të mundshëm, duke kontribuar kështu në mënyrë të konsiderueshme në parandalimin e përhapjes së virusit”, deklaroi drejtori i “Higjienës Komunale”, Abdusamed Shabani.