Qyteti i Shkupi ndan çdo ditë nga 100 euro për fotografinë më e mirë nga shtëpia

Si motiv që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Qyteti i Shkupit ka paralajmëruar një fushatë të re ku çdo ditë do të përzgjidhet fotografia më e mirë e bërë në izolim shtëpiak ndërsa autori do të shpërblehet me 100 euro.

“Do të zgjedhim fotografinë më të mirë me temën #SHkupinëShtëpi dhe do të ndajmë shpërblim për më kreativët në mesin tuaj! Na dërgoni një foto / video / gif autentike nga shtëpia juaj derisa kaloni kohë vetëm, me familjen ose me kafshët shtëpiake ndërsa Qyteti i Shkupit çdo ditë do të zgjedhë më të mirët dhe do të ndajë shpërblim prej 100 eurove”, thuhet në njoftimin e Qytetit të SHkupit.

Sipas tyre ideja është që qytetarët të motivohen të qëndrojnë në shtëpi dhe të parandalojnë përhapjen e virusit korona. Fotot mund të postohen në Facebook me hashtagun #ShkupinëShtëpi #СкопјеДома

Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së në Qytetin e Shkupit kanë reaguar ndaj konkursit, duke e quajtur Shilegovin “një përfitues lufte” dhe kërkojnë nga ai masa konkrete për të parandaluar koronavirusin./Alsat