Qytetari i Shkupit: Të dielën duhet të pushojmë, çka na duhet jeta nëse punojmë edhe për vikend! (Video)

Qeveria së shpejti paralajmëron miratimin e Ligjit në Kuvend që dita e diel të shpallet ditë jopune për gjithë qytetarët. Sipas ligjit, ata që patjetër duhet të punojnë të dielave, do të marin mëditje të dyfishtë, njëjtë si në vendet perëndimore.
Shumica e qytetarëve të anketuar nga gazeta LAJM. përkrahin këtë propozim.
“Nëse punojmë edhe të dielën, atëherë çka na duhet jeta. Nevojitet edhe pushim për vikend”, komentojnë qytetarët e Shkupit. Ka disa qytetarë që mendojnë se punëtorët duhet të respektohen si në kohën e Jugosllavisë, kurse disa thonë se në Maqedoni gati çdo ditë është pa punë, si të jetë ditë e diel.
Anketën e plotë te realizuar nga ekipi i gazetes LAJM, mund ta përcillni në videon më poshtë: