“Qué Chimba”, kënga më e re nga Maluma

Maluma nuk po ndalet as në këtë periudhë pandemie, ai ka publikuar këngën me titull “Qué Chimba”.

Kësaj kënge, ai ia shoqëroi edhe videoklipin, ndërsa për pak orë mori mbi 1 milion klikime në kanalin YouTube.

Maluma gjatë kësaj periudhe u detyrua ta anulojë turneun evropian, ndërsa ka publikuar datat e reja të koncerteve.

Ai parashihej të performonte më 14 mars në Tiranë, ndërsa data e re e vendosur në kalendarin e konceteve të Malumës është 6 shtatori.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Qué Chimba”, kënga më e re nga Maluma.