QMK me ndihma shtesë për Dibrën dhe Qendër Zhupa

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) pas mbledhjes së sotme në përputhje vendimet që janë marrë në seancën e 19 të Qeverisë ka marrë këto vendime:

-QMK dhe Komuna e Dibrës së bashku do të rregullojnë qarkullimin e kërkesave dhe mallrave në perimetrin e ndaluar.

-Mbetet në fuqi ndalesa për qarkullimin e njerëzve jashtë perimetrit të lejuar si dhe futja e gjësendeve dhe mallrave përderisa nuk rregullohet kjo në mënyrë të veçantë.

-Personat nga vendet tjera që kanë mbetur të bllokuar, nuk lejohet që ta lëshojnë Qendër Zhupa dhe Dibrën, Kryqi i Kuq do të plotësojë nevojat e personave të bllokuar.

-Për rajonin që është në gjendje krize janë kërkuar të sigurohen mjete mbrojtëse, respektivisht; 58.000 maska, 58.000 doreza 6.500 syze, 48.500 ekzemplarë të sapunit likuid nga 50ml, 48.500 ekzemplarë të dezinfektuesve me nga 50ml si dhe 48.500 paketime me letër higjienike. Mjetet janë paraparë për 30 ditët e ardhshme.