Qeveria sot në Golem, Rama bën bilancin e 2019

Prej orës 09:00 qeveria po zhvillon mbledhjen në Golem të Durrësit.

Mësohet se në fokus të saj do të jetë bilanci i punës për vitin që po mbyllim.

Një nga çështjet e diskutimit është situata pas tërmetit. Një çështje tjetër është edhe ajo që kryeministri Rama e quan KÇK.

Ndërsa mësohet se kabineti do të diskutojë edhe për debatin mes mazhorancës dhe Presidentit Ilir Meta.