Qeveria në mbledhjen e sotme të rregullt të 127-të i konfirmoi ndryshimet e Ligjit për Tarifën Doganore me të cilat propozohet ulje e shkallëve doganore për mallra të caktuara të cilat si lëndë të para apo repromateriale shfrytëzohen në industrinë vendore.
“Me miratimin e këtij ligji në të vërtetë do të realizohet Masa 17 nga pakoja e pestë e masave ekonomike për ringjalljen e ekonomisë në kushte të Kovid-19, si dhe për harmonizim më të madh me Tarifën doganore të bashkimit Evropian edhe në pjesën e shkallëve doganore, duke i pasur parasysh, me këtë rast, edhe rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë”, thuhet në kumtesën nga mbledhja qeveritare.