Qeveria e Malit të Zi ia bën 8 me 2 Gjokoviqit

Qeveria e Malit të Zi ia bën 8 me 2 Gjokoviqit.

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, është duke organizuar një garë në tenis “Adria Tour”, ku do të marrin pjesë disa nga yjet e këtij sporti.

Përveç tij, në këtë turne do të jenë të pranishëm edhe Dominic Thiem, Alexander Zverev dhe Grigor Dimitrov.

“Adria Tour” është një turne me karakter humanitar, i cili është planifikuar të zhvillohet në Ballkan.

Tani për tani dihet se Beogradi dhe Zara  do të jenë nikoqirë të turneut, por që ende nuk dihet se në cilin qytet mund të mbahet në Mal të Zi.

Megjithatë, plani i Gjokoviqit për organizimin e këtij turneu në Mal të Zi do t’i dështojë.

Qeveria e Malit të Zi aktualisht nuk lejon hyrje të qytetarëve nga Serbia dhe kjo mund të jetë një problem i madh për serbin.

Ky i fundit ka nxiti edhe më shumë opinionin në Malin e Zi, me përkrahjen e dhënë për përfaqësuesit e kishës ortodokse të Serbisë në Malin e Zi.

Andaj kjo mund të jetë edhe një arsye shtesë për anulimin e turneut në Mal të Zi, që duhet të zhvillohet më 27 dhe 28 qershor.