Magazina e Babadimrit ndoshta nuk gjendet në Polin Verior, por në një qytet të vogël të provincës Zhejiang të Kinës Lindore, Yiwu.
Afro 80 për qind e zbukurimeve për festat, përfshi dritat dhe pemët, vijnë nga ky qytet.
Yiwu, që njihet si “kryeqyteti i mallrave të vogla”, ka regjistruar rritje në eksportin e mallrave të Krishtlindjeve pavarësisht fërkimeve tregtare midis Kinës dhe ShBA-së.
Disa tregtarë thanë se porositë nga Europa janë pakësuar, por blerësit nga Azia Juglindor po rriten me ritëm të shpejtë dhe zënë 30 për qind të shitjeve të përgjithshme.
Sipas autoriteteve doganore të qytetit Yiwu, vëllimi i shitjes së produkteve të Krishtlindjeve arriti mbi 270 milionë dollarë, ose u shtua 24 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. (Wang Lei/Albana)